Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në rrjet. Vetëm së fundmi, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim në Instagram.

Shqipja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet pranë Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit.

Ajo nuk ka bërë të ditur asgjë më tepër nga takimi i tyre. Kujtojmë se pak kohë më parë, Shqipja ka deklaruar se është e interesuar në politikë. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo është aryseja e këtij takimi.





