Fotografitë e Teas dhe Beartit duke u puthur kanë qarkulluar kudo në rrjet kudo në rrjet dhe mijëra komente janë bërë. Vetë Bearti pranoi se ai dhe Tea janë të lidhur dhe duhen, ndërsa Andi u shpreh se i kanë kërkuar të dalë çift me Tean nga programi.

Njerëzit kanë bërë meme nga më të ndryshmet për këtë situatë, por jo vetëm kaq! Të tjerë i kanë thurur dhe vargje. Olti Curri ka publikuar një video të një të riu, i cili i ka dedikuar disa vargje historisë Tea-Andi-Beart.
"Populli i thur vargje historise se Teas, Andit dhe Beartit...", ka shkruar Olti krahas videos.

“Sa u nda Andi dhe Tea, në atë moment më ra rrufeja.
Prej atyre shikoja emisionin, o sa shumë më gëzonin!
Pse ky vit vetëm me lëndime?
Pse moj Tea na fal trishtime?
Për ju të dy jam zënë me të shtëpisë, bërtisja thoja Andi dhe Tea janë perfektë, tjerëve iu kam vu vizë.
Unë Shqipes nuk i besova dhe ja sa shumë u lëndova!
Ah moj Tea, moj Tea, si nuk po më bjen rrufeja!”, thotë ai, ndërsa ndjekësit e kanë pritur me shumë të qeshura.
View this post on Instagram
