Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Janar 2021, 12:12

Morena Taraku shtrohet në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria.

Morena i ka shqetësuar ndjekësit me një postim të bërë së fundmi, pasi shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalin. Ajo ka publikuar një foto duke bërë serum. 

Këngëtarja nuk ka folur rreth gjendjes së saj shëndetësore, prandaj nuk dihet se çfarë i ka ndodhur.