Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste me variantin e ri të Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë Zemaj.
Ky variant Koronavirusi është raportuar për herë të parë në Britaninë e Madhe, ndërsa më pas është përhapur dhe në shtete të tjera.
Burimi: "Top Channel"
