Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Janar 2021, 00:12

Tea dhe Bearti konfirmojnë lidhjen dhe flasin për herë të parë për fotot

Bearti ka reaguar më në fund për fotot ku shfaqet me Tean, foto të cilat kanë bërë namin sot duke u komentuar nga çdokush. Bearti në një video të publikuar në Instastory konfirmon lidhjen me Tean dhe flet në emër të të dyve duke u shprehur se ata kanë një dashuri të vërtetë për njëri-tjetrin. 

"Tea është e pafajshme, është viktimë e kësaj situate", thotë Bearti duke shtuar se me kohën do sqarojë të vërtetën.

“Po flas në emër timin dhe Teas, çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë, por ju betohem me dorën në zemër se në tërë këtë histori Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo, por me kohën do ta mësoni të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë”-shprehet Bearti.