Fotot e Teas me Beartin po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale orët e fundit. Dy ish-konkurrentët e "Përputhen" shfaqen në çaste intime duke u puthur e kështu vërtetohen fjalët se ata janë në një lidhje.

Pas publikimit të këtyre fotove reaguan disa konkurrentë të programit, mes tyre edhe Fationi, i cili duket ka diçka më të madhe në dorë.

"Kjo s’është asgjë!”, ka shkruar Fationi shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Mirëpo të gjithë po aludojnë se këtë postim Fationi e ka për Melisën duke qenë se ka vendosur figurën e një vajze me flokë të kuqe.

Kujtojmë që Fationi ka akuzuar publikisht Melisën se ajo kishte krijuar lidhje me një djalë brenda programit.



