Nga Shqipëria / E Premte 29 Janar 2021, 20:08

Elvisi thumbon Tean pas fotove duke u puthur: Të falenderoj...

Fotot e Teas duke u puthur me Beartin kanë bërë namin sot duke u shpërndarë kudo në rrjete sociale. 

Pas publikimit të këtyre fotove kanë reaguar edhe disa nga konkurrentët, një prej tyre Elvisi, i cili ka patur disa takime me Tean e madje shprehën pëlqim për njëri-tjetrin.

“Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi…”, shkruan Elvisi.

Pas publikimit të këtyre fotove ka reaguar edhe Andi me të cilin Tea doli e përputhur nga emisioni.

“Nuk di nga t’ja nisë çfarë të them. Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi, por do bëj një live do flasim për të gjitha se ju detyrohemi një shpjegim nga ana morale si dhe unë dhe Tea, sapo të qartësohem do ju them dhe ju ca do ndodh ju kërkoj falje të gjithëve, thjesht ju kërkoj shumë falje”, shprehet Andi.