Mevlani është bërë arsyeja e sherrit mes Ledjanës dhe Antonelës në puntatën e sotme të "Përputhen". Vajzat u ngritën në këmbë duke diskutuar me tone të larta zëri. Lediana i vendosi ultimatum Mevlanit se nëse i bën këngë Antonelës, do largohet nga emisioni.

Ledjana: Pse e përmend Ledianën në takimin tënd?
Antonela: Qetsohu moj se na hëngre.
Ledjana: Pse e përmend emrin tim?
Mevlani: Se të kam në zemër.
Ledjana: Po tallesh tani? Të marr karrigen tani se nuk di c’të bëj nga nervat?

Antonela: Po hë njëherë ta shohim.
Ledjana: S’po flas me ty. Ti i dhuron mikrofon të të bëjë një këngë. Po nuk e ndjen ai dhe nuk ke për ta zënë kurrë vendin tim.
Antonela: Pse ca kam unë? Çfarë të dukem unë? (Ngrihen në këmbë) Ja hajde të shohim. Hajde Mevlan!

Ledjana: Unë kam pas pëlqim ndaj teje. Vendos Mevlan.
Antonela: Avash se po na tremb.
Ledjana: A ka mundësi ta mbyllësh një sekondë. Ti e bën me zor. I jep mikrofon dhe i thua të të këndoj dy vargje.
Antonela: Pse je xheloze?
Ledjana: Se erdhe të na ndash. Nëse ti i bën këngë kësaj, unë e lë fare emisionin.
