Çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë me datë 28 janar të vitit 2020. Fatma solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Noah.

Vogëlushi ka festuar ditën e djeshme 1-vjetorin, ndërsa sot e ëma ka ndarë me ndjekësit foto nga festa përrallore.

I gjithë ambienti shihet i veshur nga tullumbacet shumëngjyrëshe, me emrin e vogëlushit dhe zbukurime të tjera. Po ashtu, Fatma dhe Alfio kanë porositur për Noah dhe një tortë shumë të veçantë, me figura kafshësh.





