Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një statusi në rrjete sociale.

Gjira ka sjellë në jetë në vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Lana. “Përshëndetje botë, kjo është supervajza ime Lana Ibrahimaj”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se këngëtarja ka dhe një djalë, i cili quhet Mael.




