Biznesmeni i njohur, Albert Krasniqi u vra dy ditë më parë nga i ati, një ngjarje që tronditi Prishtinën. Dje iu dha lamtumira e fundit të ndjerit, ndërsa babai i tij është arrestuar.
Xhaxhai i Albertit, Ismet Krasniqi ka rrëfyer se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Ai është shprehur se Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa i ati e ka shkrepur gabimisht.
“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka treguar babës se vet, plumbi ka qenë brenda. Ai, vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrepur edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi, ka qenë një aksident shumë i rëndë, por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që ‘babë po du me ble një allti (pistoletë), po çka po të vyen bre babë kjo allti? – i ka thënë i ati. Edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb”, është shprehur Ismet Krasniqi.
Burimi: "Top Channel"
