Nga Shqipëria / E Enjte 28 Janar 2021, 22:10

'Ishte aksidentale', çfarë tha avokati për vrasjen e Albert Krasniqit

Pas vrasjes së biznesmenit Albert Krasniqi ditën e djeshme në Prishtinë, avokati i Skënder Krasniqit, në një prononcim për Klan Kosova, pretendoi se vrasja kishte qenë aksidentale. 

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, tha ai.

Se çfarë ndodhi ekzaktësisht në garazhin e pallatit pritet të zbulohet pasi autoritetet të zbardhin dinamikën nga kamerat e sigurisë, që besohet të kenë filmuar të gjithë skenën, ashtu sikurse edhe vetë dëshminë e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje policia sekuestroi një pistoletë, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Burimi: tvklan.al