Nga Shqipëria / E Enjte 28 Janar 2021, 17:05

I jepet lamtumira Albert Krasniqit, nënës së tij i bie të fikët, e pranishme edhe ish-gruaja

I është dhënë sot lamtumira e fundit Albert Krasniqit, biznesmenit shumë të njohur dhe mik i shumë personazheve të showbizit. Krasniqi u përcoll për në banesën e fundit pak pas mesdite. I riu do të prehet në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të madh njerëzish, ndërsa në mesin e tyre e pranishme ka qenë ish-bashkëshortja Besa Gashi, me të cilën raportohet se u nda pak kohë më parë.

Gjithashtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij të ngushtë ishte edhe reperi Skivi. Në disa foto të publikuara nga mediet kosovare, shihet edhe momenti i dhimbshëm, ku nënës së biznesmenit i bie të fikët nga dhimbja.

Burimi: abcnews