Nga Shqipëria / E Enjte 28 Janar 2021, 17:05

Vazhdojnë shifrat e larta/ 887 raste të reja sot dhe 11 viktima, ja qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 28 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3891 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 887 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 887 raste të reja nga 3891 testime të kryera në total. Janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raportohet se kanë humbur jetën 11 pacientë që po merrnin trajtim mjekësor në spitalet COVID. Konkretisht kanë ndërruar jetë 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.