Biznesmeni Albert Krasniqi u vra ditën e djeshme në Prishtinë. Autori i krimit dyshohet të jetë i ati, Skënder Krasniqi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole, një karikator, një gëzhojë dhe një predhë. Trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa i dyshuari për krimin është arrestuar.
Njoftimi
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Burimi: "Abc News"
