Nga Shqipëria / E Enjte 28 Janar 2021, 12:12

Prindër për herë të dytë, Graniti dhe Leonita zbulojnë gjininë e bebit në mënyrën më të ëmbël

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja, Leonita do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bënë të ditur vetë çifti, pak ditë më parë, me anë të postimeve në Instagram.

Graniti dhe Leonita do të bëhen me një vajzë dhe gjininë e së voglës e kanë zbuluar vetëm së fundmi. Futbollisti ka publikuar në Instagram një foto ëmbëlsirash ngjyrë rozë, te të cilat shkruhet “Është vajzë!”

Kujtojmë se çifti kanë dhe një vajzë tjetër të quajtur Ayana.