Nga Shqipëria / E Enjte 28 Janar 2021, 11:11

Vlorë/ 15-vjeçarja denoncon 24-vjeçaren për abuzim seksual: Më mashtroi, më çoi në banesën e saj

Një shtetase 24-vjeçare në Vlorë është vënë në kërkim nga policia. Ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

E mitura e ka denoncuar në polici, ku ka deklaruar se 24-vjeçarja e ka mashtruar dhe e ka çuar në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë, por është denoncuar vetëm tani.

NJOFTIMI I POLICISË

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se  ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me një shtetase të mitur 15-vjeçare. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” 

Burimi: "Abc News"