Atdhe Xheravina është kthyer në një ndër djemtë më të komentuar të “Përputhen”. Në fillim ai pati një pëlqim për Ana Lleshin, të cilës i dha dhe një të puthur në momentin që ajo u largua nga emisioni.

Atdheu ka qenë së fundmi i ftuar në “After Party-n” e Luana Vjollcës, në Youtube, ku pyetjet rreth Anës nuk kanë munguar. Ai u shpreh se Ana është shumë e veçantë.

“Anës 1 do i thoja që është shumë e veçantë”, tha konkurrenti. Kujtojmë se aktualisht Atdheu ka deklaruar se është mes Melisës dhe Sindit.



