Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kosovë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Albert Krasniqi. Ai ishte një emër i njohur për publikun dhe kishte shoqëri me shumë nga VIP-at shqiptarë, të cilët kanë reaguar me postime prekëse në rrjete sociale.
Postimet nga miqtë e tij:
Visar Shala, i njohur si Skivi, ka shkruar:
“Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe!”

Stresi
"Kush te ka njoft tka dasht, me deshte dhe te deshta Albert! Kjo bote eshte e flliqte, shihemi ne boten tjeter. Zoti eshte i madh!"

Cozmani
“U prefsh në paqe vëllai im! Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si po ndihem tani!”

Ermal Fejzullahu
“Të qoftë i lehtë dheu jarani jem. RIP Albert Krasniqi!”

Patris Berisha
“Ah bre Albert...pusho i qetë o bruda jem!”

Getinjo
"Zoti iu forcoftë familja Krasniqi! Shpirti në paqe Albert!"

Gold Ag
Reperi ka publikuar foto pranë babait të Albert Krasniqit dhe një foto tjetër pranë tij:

Trimi Jetullahu
“Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë!”

