Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Kosovë, ku biznesmeni Albert Krasniqi u vra nga i ati. Ai kërkohej nga policia pasi kishte ushtruar dhunë mbi ish-bashkëshorten e tij, Besa Gashin, me të cilën ka dhe një vajzë. Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.
Mediat në Kosovë raportojnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ka pasur me të atin. Ky i fundit i ka kërkuar dorëzimin në polici.
Alberti dhe Besa i kanë dhënë fund martesës ditët e fundit.
Burimi: "Reporteri.net"
