Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 21:09

Saimiri e eliminoi, nuk ndalet Suela: Nuk mbaron këtu, do...

E eliminuara e javës në “Love Story” ishte Suela Karaj. Në një intervistë për “Daily Love Story”, në "Tv Klan", ajo ka treguar se nuk priste të ikte por e respekton vendimin e Saimirit.

Suela ka falenderuar ndjekësit dhe ka shtuar se do ta shikojmë prapë, pasi gjërat nuk kanë mbaruar këtu.

Pjesë nga intervista:

Si ndihesh?

Shumë mirë ndihem prapë, njësoj siç isha në fillim të emisionit deri tani.

E prisje eliminimin?

Nuk e prisja, por është vendim i Saimirit kështu që është në rregull.

Ke ndonjë mesazh për ndjekësit?

I dua të gjithë, i falenderoj që më kanë përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe dhe do më shihni prap se nuk është se mbaroi këtu.