Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 20:08

Berati bëhet me Shqipen dhe nxjerr foto të Teas me Beartin: Nusja në muajin e mjaltit me tjetrin

Prej ditësh, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka akuzuar Tean se është e lidhur me Beartin. Ditën e sotme ajo publikoi një foto, ku shfaqen Tea dhe Bearti të kapur dorë për dore në dëborë.

Të njëjtën foto e ka publikuar dhe një tjetër ish konkurrent i “Përputhen”, Berat Behramaj, i cili është njëkohësisht dhe mik i Shqipes.

“Nusja e produksionit në Bogë Kosovë në muajin e mjaltit me tjetrin. Iu kam thënë që janë të shtirur por nuk besonit”, ka shkruar ai krahas fotos.