Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 19:07

'Ejani se kam vrarë djalin”, biznesmeni Albert Krasniqi vritet nga i ati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Një baba ka vrarë të birin dhe më pas ka njoftuar vetë në polici “Ejani se kam vrarë djalin!”.

Raportohet se viktima është biznesmeni Albert Krasniqi, baba i një vajze. Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare. Albert Krasniqi është një emër mjaft i njohur për publikun. Ai ishte shok i ngushtë me shumë artistë, si me Skivin dhe Cozmanin.

Burimi: "Abc News"