Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 18:06

U filmua me ish-konkurrenten e 'Love Story', flet për herë të parë Atdheu

Ditën e sotme, në rrjet qarkulloi një video e postuar nga Drita Perhati, një prej ish-konkurrenteve të “Love Story-t”. Ajo shfaqej në shoqërinë e Atdhe Xheravinës, nga emisioni “Përputhen”.

Dyshja dukeshin shumë të afërt, duke kërcyer dhe buzëqeshur. Së fundmi, Atdheu ka postuar një status në rrjete sociale, ku shkruan se nuk ka lidhje dashurie me çdo vajzë që del në foto.

“Jo çdo vajzë që unë dal në foto ka lidhje dashurore me mua se po më bëni mua Sulejman dhe fanset sulltaneshat e harremit. Ju lutem mediave të paktën pak respekt për vajzat, nëse nuk keni për mua”, ka shkruar ai.