Pak kohë më parë, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta.

Babai i të ndjerit, Qazim Rasha, të afërm dhe miq të familjes, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj kanë mbjellë një pemë ulliri në parkun "Europa", në kujtim të Klodianit. Kjo pemë është simbol i paqes dhe i vazhdimësisë.

Veliaj ka publikuar disa pamje në rrjete sociale, duke shkruar: "Një ulli shekullor në zemër të Tiranës për Klodian Rashën!"







