Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 16:04

'Është për intubim', Çiljeta mungon në emision, babai i saj i infektuar me Covid

Çiljeta ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, por mungoi pasi siç njoftoi moderatori Isli Islami, këngëtarja e ka njoftuar se babai i saj ndodhej në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Isli tregoi se Çiljeta i kishte komunikuar se i atij është për intubim.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha Isli.