Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 14:02

28-vjeçarja me Covid lind foshnjën në maternitet dhe shtrohet me urgjencë te Shefqet Ndroqi

Një 28 vjeçare e infektuar me Covid 19, në muajin e fundit të shtatzanisë ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe për shkak të komplikacioneve nga Covid u dërgua sërish tek spitali Covid 2.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se pas lindjen tek materniteti “Kocco Glozheni”, e reja është rikthyer në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për kurim të mëtejshëm ndërsa foshnja e saj është marrë nga familjarët.

Sipas informacioneve rezulton se 28 vjeçarja vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.