Georgina dhe Ronaldo janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, por edhe ndër më të komentuarit. Vitet kalojnë dhe ata duken të apasionuar pas njëri-tjetrit si ditën e parë.

Madje mbrëmë Ronaldo i ka bërë një surprizë shumë romantike partneres, të cilën na e ka zbuluar vetë ajo.

Georgina ka postuar një video ku tregon darkën me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq që i ka dhuruar Ronaldo.

"Dashuria ime", shkruan Georgina.




