Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Janar 2021, 13:01

Djema merrni shembull, Ronaldo i bën Georginës surprizën më romantike

Georgina dhe Ronaldo janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, por edhe ndër më të komentuarit. Vitet kalojnë dhe ata duken të apasionuar pas njëri-tjetrit si ditën e parë.

Madje mbrëmë Ronaldo i ka bërë një surprizë shumë romantike partneres, të cilën na e ka zbuluar vetë ajo.

Georgina ka postuar një video ku tregon darkën me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq që i ka dhuruar Ronaldo.

"Dashuria ime", shkruan Georgina.