Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 e teksa fliste për largimin e të rinjve, kryesisht infermierëve ka folur dhe për betejën e saj pas operacionit në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se 1 ose 2 herë në vit është e detyruar që të marrë serum në gjak. Por e ka të vështirë sepse infermierët në Shqipëri nuk i gjejnë venat pa e shpuar të paktën 10 herë.

"Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më shpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për ta gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë", tha Kryemadhi.
