Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Ai ishte ndër të parët që u vaksinua duke marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer më datë 11 janar dhe po priste dozën e dytë.

Simptomat e para iu shfaqën një ditë më parë dhe pas testit për Covid-19 rezultoi që të jetë i infektuar. Pipero ndodhet i karantinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pipero mori vetëm një dozë të vaksinës anti-Covid dy javë më parë. Për këtë arsye, besohet se vaksina nuk ka qenë plotësisht efektive, kjo për shkak edhe të kohës që i duhen të paktën 2 javë për të dhënë efekt.
Burimi: tvklan
