Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel është protagoniste në fushatën e re reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë Dolce & Gabbana.

Me tiparet e Bellucci-it dhe sigurinë e Cassel, Deva duket një yll teksa pozon.

Xhirimet janë realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe e bukur me fustan të bardhë e flokët kaçurrela.

Deva di 4 gjuhë të huaja dhe jeton mes Parisit dhe Romës.



