Nga Shqipëria / E Martë 26 Janar 2021, 20:08

Australianët nuk pyesin për Covid, dalin festojnë në grup si pa të keq

Australia ka regjistruar 28,800 raste me koronavirus dhe 909 viktima, kryesisht në Victoria. Por kjo nuk i ka ndaluar mijëra vendas të mbushin plazhet këtë të martë për të festuar ditën e tyre kombëtare.

Shumë të rinj u dyndën në plazhet më të njohura si Bondi Beach dhe Gold Coast.

Ndërsa shumë të tjerë dolën të protestojnë. Mijëra njerëz marshuan  në qendër të qytetit, të veshur me bluza me flamurin të aborigjenëve ndërsa organizatorët u përpoqën të respektonin rregullat e distancimit shoqëror.

Të tjerët festuan me bikini në temperaturat e nxehta të vendit.