Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani në një intervistë për "Radio Televizionin Dukagjini" ka folur rreth vitit të tij të parë te Napoli duke u shprehur se po mundohet të shfrytëzojë mundësinë.

“Jam i kënaqur për hapësirën që më ka dhënë Gattuso. Është gjithmonë e vështirë të përshtatesh me skuadrën e re. Duhet të jesh i gatshëm ta shfrytëzosh mundësinë kurdo që ajo të jepet. Këto katër pesë javët e fundit më është dhënë mundësia dhe po mundohem ta shfrytëzoj”

“Është një ndjenjë e veçantë të luash në stadiumin ku ka luajtur Diego Maradon edhe pse ende nuk e kam përjetuar pasi tifozët ende nuk janë prezentë në stadiume për shkak të pandemisë…Tifozët na kanë munguar shumë edhe për faktin se skuadra si Napoli janë të varur shumë nga tifozët”, tha Rrahmani.

Rrahmani foli edhe për ecurinë e Kosovës, dhe mungesën ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

“Kombëtarja e Kosovës është e re por e kemi treguar në fushë se dimë të bëjmë ndeshje të mëdha. Edhe në ta ardhmen do ta tregojmë se do të bëjmë ndeshje të mëdha”.
I pyetur sesi e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqërojë, Amiri tha: “Po kalojmë periudha të vështira. Qyteti është i darë në zona të Kuqe, Gjelbër dhe verdhë dhe jo të gjithë restorantet janë të hapura. Për momentin jetojë në shtëpi me një shokë”.

