Sot u transmetua takimi mes Melisës dhe Andit në “Për’Puthen”. Në pjesën e dytë të takimit Andi përfundoi duke ndjekur me vrap Melisën.

Ky ishte një provokim i Melisës pasi nuk e kishte parë kurrë Andin me nerva.

Andi: A ke ndonjë vërejtje ndonjë kritikë ndaj meje?
Melisa: Unë jam e para që kam thënë që dua të të shof në momentin tënd më të keq, më me nerva, si mund të acarohesh ti?
Andi: Kur një person nëse mendon veç për vete acarohem.
Melisa: Ok, ika, ciao
Andi: Bëra shaka
Melisa: Ti nuk behesh me nerva, desha me të bërë me nerva
Andi: Po çfarë të leja me ik? Po ku po do me ik bre? Ku?

