Nga Shqipëria / E Martë 26 Janar 2021, 14:02

Leonora plagos burrin pasi i gjen foto intime 'me tjetër', por në fakt ishte vetë ajo!

Për të qeshur e për të qarë është ngjarja e fundit që ka ndodhur në Meksikë. Një grua ka gjetur në celularin e bashkëshortit foto të tij duke kryer marrëdhënie seksuale "me një grua tjetër", por në fakt rezultoi se ishte vetë ajo.

Leonora R. u arrestua për plagosjen me thikë të bashkëshortit të saj Juan N. Ky i fundit u gjet i prerë disa herë me thikë në krahë dhe këmbë.

Sulmi ndodhi kur Leonora gjeti në celularin e të shoqit foto intime dhe mendoi se ai e kishte tradhtuar me një grua tjetër. Pa e lejuar të shpjegohet, ajo e plagosi me thikë.

Pas mbërritjes së policisë, bashkëshorti arriti të shpjegohej dhe tregoi se në foto ishte vetë Leonora, por i përkisnin kohës kur ata ishin thjesht të lidhur.

Leonora nuk kishte arritur ta njihte veten pasi asokohe ishte më e re dhe më e dobët.