E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, gazetarja e njohur Rudina Demneri, ose siç njihet prej vitesh me emrin Paloma rrëfeu një ndër situatat më të sikletshme që i ka ndodhur, atë kur i bëri një pyetje të sikletshme Fatos Nanos.

“Unë për shembull i thashë Fatos Nanos: A do bëjmë seks bashkë?", tregoi Paloma teksa theksoi se gjithçka ishte e stisur. "Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty”, vazhdoi gazetarja. “Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të bëja gjë me të”, tregoi ajo.

"Po ku doje të dilje?", e pyeti Isli.
“Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shume alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja”, tregoi Paloma.


