Nga Shqipëria / E Martë 26 Janar 2021, 10:10

Selvija tregon si u njoh me Shpatin dhe

Shpat Kasapi i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Selvije në fund të vitit që lamë pas. Lajmin e dha vetë Shpati duke publikuar dy foto nga fejesa e duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të lidhjes së tyre.

 

Selvija është grimiere dhe historia e tyre ka nisur kur Shpati mesa duket ka shkuar të bëjë makeup-in tek ajo. Këshu tregon ajo në një postim në Instastory ku i përgjigjet pyetjeve. 

“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”- e pyet dikush, ndërsa Selvija përgjigjet “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”

 

Shpati i ftuar pak kohë më parë në "E diell",i tregoi se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.

“Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”, tha Shpati.