Shpat Kasapi i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Selvije në fund të vitit që lamë pas. Lajmin e dha vetë Shpati duke publikuar dy foto nga fejesa e duke u shprehur shumë i lumtur për këtë hap të lidhjes së tyre.
Selvija është grimiere dhe historia e tyre ka nisur kur Shpati mesa duket ka shkuar të bëjë makeup-in tek ajo. Këshu tregon ajo në një postim në Instastory ku i përgjigjet pyetjeve.
“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”- e pyet dikush, ndërsa Selvija përgjigjet “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”
Shpati i ftuar pak kohë më parë në "E diell",i tregoi se jeton me Selvijen në shtëpinë e tij së bashku me të ëmën: “Shkon shumë mirë me mamin tim, jemi shumë mirë”.
“Gatuajnë të dyja, ndihem si sultan”, tha Shpati.
