Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1324 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
