Nga Shqipëria / E Hënë 25 Janar 2021, 16:04

E fundit/ 538 raste të reja me Covid, ja qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 25 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1918 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 538 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.