Nga Shqipëria / E Hënë 25 Janar 2021, 13:01

I shoqi ishte xheloz për Sinan Hoxhën dhe e dhunoi, flet gruaja: Mora thikën të vras veten

Lajmi se një çift në Tiranë kanë bërë sherr për shkak të xhelozisë, në natën e Vitit të Ri, ka bërë bujë të madhe në media. Siç u raportua, gruaja kishte simpati për Sinan Hoxhën dhe donte ta dëgjonte, ndërsa burri kishte komplimentuar Anën e "Përputhen".

Sot në "Shqipëria Live", Liljana Bakalli ka rrëfyer ngjarjen. Ajo ka treguar se i shoqi ka qenë shpesh i dhunshëm me të dhe se bëhej xheloz për këdo. Gjatë debatit, Liljana ka tentuar të vrasë veten por kanë ndërhyrë familjarët.

“Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe  prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin. Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët. Më pas, po shihte Për’puthen dhe me tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra.

Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer", ka treguar ajo.

Liljana është 25-vjeçe dhe ka 10 vite e martuar, por tani ka vendosur të ndahet. Ajo e ka denoncuar tre herë të shoqin, por në të gjitha rastet e ka tërhequr denoncimin.

Burimi: "Top Channel"