Nga Shqipëria / E Hënë 25 Janar 2021, 11:11

Ekskluzive/ Albi Nako: Ndjesë për keqkuptimin, ajo u bë e famshme, unë mora qindra sharje e mallkime

Ditën e djeshme në spektaklin "Just Dance", mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, për të cilën Albi Nako u shpreh: "Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë...më mirë martohu dhe bëj fëmijë."

Komenti i tij nxiti një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër. I kontaktuar nga "Xing.al", Albi ka treguar se ai dhe Bela njihen dhe punojnë bashkë. Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar për t'i bërë një promo konkurrentes, e cila në këtë mënyrë është bërë e famshme. "Ramë dakord t'i bëja një promo në këtë lloj forme se vetëm kështu funksionin nëse do të bësh lajm", tha ai.

Koreografi ka kërkuar ndjesë publike nëse batutat e tij nuk kanë tingëlluar mirë nga pikëpamja etike.

Deklarata e plotë e Albit:

"Jam shume i habitur me nje numer reagimesh ne rrjetet sociale ne lidhje me batutat e shkembyer me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojm bashk per me shume se 15 vite.  E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje show televiziv gjithça ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte cfare do i thoja dhe une e dija cfare do me pergjigjej). Ne punojme bashke si per aktivitete te ndryshme po ashtu dhe ne Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe rame dakord t'i beja nje promo ne kete lloj forme se vetem keshtu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasoje ajo u be e famshme dhe une mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nese keto batuta nuk kane tingelluar mire nga pikpamja etike pres mirkuptimin e te gjithe atyre qe me ndjekin duke kerkuar me modesti ndjese publike e duke ju thene qe gjithcka eshte nje loje."

Kujtojmë se për "Xing.al" u prononcua dhe Bela, e cila tha se ka qenë e gjitha një batutë mes saj dhe Albit, për të cilin ka shumë respekt dhe mirënjohje. (Lexo këtu)