Komenti i Albi Nakos për një konkurrente 40-vjeçare në spektaklin "Just Dance" ka bërë bujë të madhe në rrjet.
"Për mua është personazh tipik i atyre filmave "Planeti i majmunëve". Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë...më mirë martohu dhe bëj fëmijë", i tha ai.
Albi ka marrë shumë kritika nga publiku, por duket se e vërteta është komplet ndryshe. E kontaktuar nga "Xing.al", konkurrentja (e cila quhet Bela) ka treguar se ajo dhe Albi janë miq prej 20 vitesh dhe gjithçka ka qenë në formën e një shakaje, e cila ishte e menduar paraprakisht.
"Me Albin njihem prej 20 vitesh, jemi miq shumë të mirë, punoj te kompania e Albit dhe jap mësim në lëndën e gjimnastikës. Batuta të tilla ne i bëjmë tërë kohën me njëri-tjetrin, madje dhe më keq, sepse janë një mënyrë për të çliruar stresin e punës. Ajo që ndodhi në emision ishte një lloj shakaje për të cilën kishim rënë dakord paraprakisht dhe nuk prisnim që njerëzit të reagonin në këtë mënyrë. Unë Albit i jam shumë mirënjohëse dhe e respektoj shumë si koleg", tha ajo.
View this post on Instagram
