Nga Shqipëria / E Hënë 25 Janar 2021, 09:09

Ndodhet larg saj por afër me zemër, Ledri ndan momentin më të ëmbël me Poem Blu-në

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.

Së fundmi, Ledri ka udhëtuar drejt Kosovës, ndërsa Sara dhe vogëlushja ndodhen në Gjermani. Reperit i duhet të qëndrojë disa ditë larg për shkak të punëve, por di si të çmallet me familjen e tij.

Ai ka publikuar në Instastory një foto ku shihet me Poem Blu-në në kamer. "Syni babit", ka shkruar Ledri krahas fotos.