Nga Shqipëria / E Diel 24 Janar 2021, 23:11

U përputh me Andin, por Tea fotografohet duke dalë nga hoteli me Beartin

Ditën e sotme, ish-konkurrentja e "Përputhen" Shqipe Hysenaj deklaroi se Tea është në një lidhje me Beartin dhe se marrëdhënia e saj me Andin është e shtirur.

"Kryefjala.com" ka ndarë disa foto (të cilat janë publikuar dhe më pas fshirë nga Shqipja), në të cilat Tea shihet duke dalë nga hotel Colosseu me Beartin. Ndonëse nuk janë me fytyrë, xhupat që kanë veshur janë të njëjtë në fotot që kanë publikuar vetë konkurrentët. 

Nuk dihet si qëndron e vërteta, por kujtojmë se Tea dhe Andi dolën sot nga "Përputhen", për ta vazhduar njohjen jashtë.