Mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime", Andi dhe Tea deklaruan se do ta vazhdojnë jashtë njohjen e tyre. Ata kanë vendosur të dalin të "përputhur" nga emisioni dhe ta shikojnë njëri-tjetrin jashtë se si do të funksionojnë.

Pjesë nga biseda në studio:
Andi: Sdi nga t'ia nis.Në fillim të kam nënvlerësuar, por pas disa puntatave ti ishe zëri i mendimeve të mia, na përputheshin shumë mendimet. Ka shumë gjëra që s'do i harrroj kurrë.
Tea: Kemi ndjerë të njëjtën gjë. Në fillim më je dukur buzëqumësht, pastaj narcist, por pamja e parë gënjen.
Andi: Pavarësisht çdo gjëje, ndonëse kemi dalë me njerëz të tjerë, jemi këtu dhe e kemi pranuar, kemi lënë pas çdo gjë. Po jetojmë të tashmen. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, kam dalë shumë i kënaqur. E konsideroj veten me fat që u përputha sepse të mendoj si vajzën e duhur për mua.
Tea: Gjatë kemi ndenjur...
Andi: Ky është momenti që ne ta vazhdojmë rrugëtimin tonë jashtë, pa u penguar për t'u puthur apo përqafuar.
Tea: Ta njohim njëri-tjetrin pa asnjë presion.




