Ditën e sotme, Ermal Mamaqi iu është përgjigjur pyetjeve të Luanës në "After Party", në Youtube. Gjatë intervistës, ai i ka bërë një dedikim publik bashkëshortes së tij, Amarda Toskës.

Ermali tha se nuk e imagjinon dot veten pa Amin në jetën e tij. “Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh ai.

I pyetur rreth xhelozisë, Ermali tregoi se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të.




