Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Mes viktimave është një vajzë 26-vjeçe.
"Abc News" raporton se vajza që humbi betejën me Koronavirusin është nga Mati. Ajo vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
26-vjeçarja ndodhej e shtruar prej ditësh në spitalin Shefqet Ndroqi dhe ndërroi jetë ditën e sotme.
