Nga Shqipëria / E Diel 24 Janar 2021, 17:05

Deklaratat bombë të Shqipes, reagojnë për herë të parë Tea dhe Andi

Përgjatë ditëve të fundit, ish-konkurrentja e "Përputhen", Shqipe Hysenaj është kapur keq me Andin dhe Tean. Ajo ka deklaruar se dyshja po shtiren dhe nuk janë bashkë. Jo më larg se ditën e sotme, ish-konkurrentja tha se Tea është çift me Beartin. (Lexo këtu)

Disa orë para "Përputhen Prime", Tea dhe Andi kanë reaguar duke publikuar një foto pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale. Asnjëri nuk ka thënë asgjë rreth deklaratave të Shqipes, madje sonte Tea do të marrë një propozim nga Andi.

Fotoja e postuar nga Andi dhe Tea

Këtë e ka bërë të ditur autorja e "Përputhen", Olsa Muhameti, me anë të një statusi në rrjete sociale.